Shqiptarët nga qyteti i Rahovecit mbahen në një stacion benzine në hyrje të qytetit të Rahovecit, më 20 korrik, pasi paramilitarët serbë i kishin marrë nga shtëpitë e tyre.
FMimages ka gjetur foto ekskluzive të kësaj ngjarjeje, ku ata ishin sjellë aty, me pretendimin se kishin shtënë në Policinë serbe e cila po luftonte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë qytet, pasi këta të fundit kishin ndërmarrë një aksion që ta merrnin nën kontroll Rahovecin.
Një polic serb ishte vrarë dhe nëntë policë të tjerë ishin plagosur gjatë një operacioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, në vitin 1998.
Në Rahovec gjatë atyre ditëve policia serbe kreu krime të rënda, duke vrarë dhjetëra civilë të pafajshëm.

IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...
Prattipati shkon për takim te Osmani, nuk pranon të deklaroh...
Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifa...
Raporti rajonal: Kosova vendi më i sigurt për të jetuar në B...
Cristiano Ronaldo bëhet aksionar i Almerias, blen 25% të klu...