Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së nesërme do të pres homologë dhe personalitete të shumta, të cilët do të marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Më pas do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, në orën 15:00, Presidentja Osmani pret në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.
Mediat fillimisht do të marrin pamje nga pritja, ndërkaq më pas edhe në fillim të takimit.
Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin luten të jenë në Presidencë, më së voni në orën 14:40.
Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë./Arbresh.info/
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...
Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...