Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, priti në takim pune një delegacion të Misionit të OSBE-së në Kosovë, të kryesuar nga Pascale Langlais, Ushtruese e Detyrës së Shefes së Seksionit për Ligj dhe Drejtësi.
Gjatë takimit u diskutua për punën e Misionit të OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit, prioritetet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial, si dhe për hapat e ardhshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit, thuhet në njoftim.
Supas njoftimit, Qalaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Shtetit dhe OSBE-së për avancimin e standardeve ligjore, profesionalizmit dhe llogaridhënies.
Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin ekzistues dhe shprehën gatishmërinë për ta fuqizuar atë, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet e drejtësisë.
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare