Policia e Kosovës ka angazhuar sot një numër të mjaftueshëm zyrtarësh për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Bazuar në ligjet e vendit dhe planin e saj operativ, Policia ka filluar punën me orar 12-orësh që nga ora 03:00, duke përfshirë hapjen e dhomave komanduese, përcjelljen e materialit zgjedhor dhe sigurimin e qendrave të votimit.
Plani policor për zgjedhje përfshin katër faza: periudha parazgjedhore, sigurimi gjatë fushatës, garantimi i sigurisë gjatë ditës së zgjedhjeve (dita Z) dhe transporti i materialit sensitiv pas përfundimit të procesit. Aktualisht jemi në fazën kryesore të ditës së zgjedhjeve.
Qëllimi i Policisë është krijimi i një klime të sigurt për qytetarët, ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit dhe materialit zgjedhor deri në përfundimin e procesit. Policia inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje të mundshme të ligjit zgjedhor.
Policia e Kosovës thekson se do të veprojë me profesionalizëm, integritet dhe llogaridhënie, duke marrë masat ligjore kundër çdo shkeljeje të procesit zgjedhor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe KQZ-në.
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...
Kusari-Lila voton në Gjakovë, bën thirrje për më shumë pjesë...