Në krye të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar është emëruar, Stephanie Eblle. Ajo pret me padurim të punojë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Më parë kam mbuluar Ukrainën dhe Greqinë. Deri më tani më ka lënë përshtypje të mirë dialogu ndërmjet FMN dhe Republikës së Kosovës,” është shprehur Eblle.
Udhëheqësi në largim i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, tha se gjatë misionit të tij ka qenë gjithëher i mirëpritur për bashkëpunim nga institucionet e Kosovës.
“Besoj që do të jeni në duar të sigurta me atë dhe ekipin e saj,” është shprehur Miniane, shkruan arbresh.info.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka mirëpritur shefen e re të misionit duke e falënderuar edhe Minion për shërbimin e deritanishëm.
“I garantoj dhe e siguroj për një bashkëpunim të ngushtë dhe transparent, ndoshta edhe në momentet kur nuk pajtohemi krejt qëllimin e kemi të përbashkët më e ba ma të mirën për Kosovën,” është shprehur Hamza.
Edhe ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në një konferencë të përbashkët për medie me këta akterë, falënderoi përkrahjen e Minion për Bankën Qendrore dhe i uroi mirëserardhje shefes së re të misionit, Stephanie Eblle./arbresh.info/
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...