Juristja e medias, Flutura Kusari, ka përshkruar në një postim të fundit një luftë speciale që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po zhvillon kundër Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Sipas saj, partia në pushtet po bën përpjekje të vazhdueshme për të kontrolluar dhe nënshtruar RTK-në, duke dëmtuar kështu pavarësinë dhe funksionimin e këtij institucioni, shkruan Arbresh.info.
“S’ia ka nda buxhetin që i takon, s’ia ka zgjidhë çështjen e pronës, s’ia ka bo ligjin, e ka përdorë për propagandë kundër mediave tjera, u mundu me e nënshtru ish-drejtorin gjeneral dhe disa anëtarë të bordit (me disa ia ka dalë), ka ndiku me hekë emisione që i ka konsideru të pavarura, Iu ka bo presion gazetarëve dhe redaktorëve përmes veglave, ka ndiku me i blacklist kritikuesit e pushtetit”, tha Kusari.
Megjithatë, sipas Kusarit, LVV-ja nuk ka arritur të kontrollojë plotësisht RTK-në, edhe pse e ka ndikimin në mënyrë të pjesshme.
“Mirëpo, RTK-në nuk ia ka dalë me e shti plotësisht nën kthetrat e saj ashtu siç ka ëndërru, ndonëse e kontrollon pjesërisht.”, u shpreh Kusari.
Në përfundim, Kusari bën thirrje që Lëvizja Vetëvendosje t’i ndajë RTK-së buxhetin që i takon dhe të rrisë me urgjencë pagat e punëtorëve, duke i shmangur sulmet ndaj mediave që dëmtojnë imazhin dhe funksionimin e vendit
“Ftoj VV-në me ia nda buxhetin RTK-së, me i rritë rrogat e punëtorëve të RTK-së urgjentisht dhe mos me e dëmtu ma shume vendin me sulme ndaj mediave.”/Arbresh.info
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...