Kjo e diel ka shënuar një fluks të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Lëvizje më së shumti janë shënuar këtë pasdite. Dhjetëra automjete me targa të Kosovës po hyjnë për në Shqipëri përmes doganës së Morinit.
Me sa duket qytetarët e Kosovës duan ta festojnë 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Shqipëri.
E hëna e 17 shkurtit është ditë pushimi në Kosovë. Fluksi i mjeteve është edhe i kthimit të qytetarëve të Shqipërisë që këtë fundjavë e kaluan në Prizren dhe pikat turistike dimërore të Kosovës.
Fluks ka edhe në hyrje për në Kosovë ku janë vërejtur mjete me targa të vendeve të BE-së pasi emigrantët kosovarë ndonëse në numër të vogël kanë ardhur në vendlindje për të festuar 17 shkurtin, raporton A2Cnn.
Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa për ato me targa të huaja kontrolli është me procedurë të përshpejtuar. Edhe në orët e para të kësaj të diele ka pasur fluks në të dy anët e kufirit.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë