Në njërën nga qendrat më të mëdha të votimit në Prishtinë pra në qendrën me numër 1903 në “Faik Konicë” procesi i votimit është duke shkuar mirë, shkruan arbresh.info.
Menaxherja e kësaj qendre, Xhylije Bala në një prononcim për arbresh.info ka thënë se në këtë qendër vërehet një fluks më u ulët i votuesve krahasuar me zgjedhjet e 22 tetorit.
“Vendvotimet janë hapur në orën 07:00.
Ekipet e angazhuara nga KQZ dhe ekipet e shkollës kanë qenë të gatshëm dhe kanë arritur me kohë në vendvotimet. Deri me tani nuk ka pasur asnjë parregullsi.
Deri tash ka qenë një fluks mirë i qytetarëve por më i ulët nga zgjedhjet e kaluara”.
Në shkollën “Faik Konica” kanë drejtë vote 8 mijë e 13 votues./arbresh.info/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...