Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kanë filluar me reformimin e sistemit të transportit publik.
Sipas tij kjo reformë do të sjellë flotë të re të autobusëve nga 1 janari 2025, më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve, mbulim i më shumë rrugëve me transport publik, një biletë për të gjitha linjat në Kryeqytet, pra biletë e integruar dhe sisteme digjitale të pagesës së biletave.
Rama ka bër të ditur gjithashtu se çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë.
“Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, ka shkuar i pari i Prishtinës./Arbresh.info/
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin