Policia rajonale e Ferizajt në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në fshatin Rakaj, ka ndaluar personin me inicialet, V.S i moshës 19 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 138 km/h.
Sipas njoftimit, i njëjti po drejtonte veturën pa patent shofer, përcjell Arbresh.info.
Ndaj tij, policia inicioj një fletëparaqitje për gjykatë në divizionin për kundërvajtje, ndërsa personin V.S e përjashtoi nga komunikacioni.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...