Në edicionin qendror të lajmeve në Klan Kosova, kreu i AAK-së i cili u ndalua në aeroportin e Sllovenisë, përmes një linje telefonike ka rrëfyer për momentin e arrestimit të tij dhe për procedurat ligjore nëpër të cilat ka kaluar atje.
Ai ka bërë të ditur se po qëndron në një hotel në kryeqytetin slloven.
“Për momentin jam në Lubjanë, në një hotel. Pasaportën time e ka Gjykata e Sllovenisë”.
“Sipas tyre duhet të shqyrtohet e gjithë lënda”.
Haradinaj ka rrëfyer për momentin e arrestimit të tij gjatë kontrollit në aeroport.
“Isha duke u kthyer nga Berlini dhe kam vërejtur një vonesë në procedura”.
“Pastaj më njoftuan se për mua posedojnë një fletarrest që nga viti 2004 dhe se duhet të shkoj me ta”.
“Jam habitur shumë dhe jam ndjerë i ofenduar me këtë sjellje të tyre”.
“Nuk e pranoj si sjellje të mirë”.
Kreu i AAK-së ka deklaruar se nuk është në dijeni se kur do të kthehet në Kosovë.
“Ata kanë kërkuar nga unë që të mos e lëshoj Slloveninë. Sapo të mbyllet kjo procedurë dhe të më kthehet pasaporta, unë do të kthehem në Kosovë”.
“Nuk e di se kur, mund të jetë nesër apo një ditë tjetër”, ka përfunduar Haradinaj.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...