Teologu i njohur kosovar, Xhabir Hamiti në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit ka treguar se cilët persona në profesione të caktuara nuk e kanë obligim të agjërojnë gjatë ditëve të punës.
Ai ka thënë se minatorët, punëtorët me punë të rënda fizike e ata që kryejnë punë të ngjashme mund të mos agjërojnë gjatë ditëve të punës sepse mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.Hamiti ka thënë se një gjë të tillë mund ta zëvendësojnë duke dhuruar ushqim ditor për ndonjë të varfër.
Ja sqarimi i plotë i tij:
Njerëzit të cilët janë të detyruar që të bëjnë punë të rënda fizike sistematike ditore, siç janë minatorët dhe të tjerët të ngjashëm, me fjalë tjera; ata që janë të detyruar dhe të pa alternativ që të bëjnë punë të tilla, për arsyen e mbijetesës së tyre dhe të familjes së tyre, nuk e kanë obligim agjërimin përgjatë atyre ditëve të rënda të punës, sepse ashtu mund të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.
Punëtorët me punë të rënda fizike gjatë Ramazanit kanë lehtësim, sepse ata mund t’i kompensojnë ditët e lëshuara përmes zëvendësimit ose fidjes –ushqimit ditor të një të varfëri. Kjo është ana e përgjithshme fetare, ndërsa dëshira, mundësia dhe vullneti individual është diçka tjetër. “Zoti nuk e ngarkon njeriun me shumë se atë që ai mund ta bartë”( Kuran)
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...