Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk kanë më çfarë të diskutojnë më lëvizjen vetëvendosje, por sipas tij takimi i radhës do të jetë takimi i fundit për të finalizuar marrëveshjen.
Ai thotë se LDK nuk do të heq dorë nga oferta që ka bërë për të marrë kryeparlamentarin dhe 5 ministritë.
Ai po ashtu tha se nuk e ka lexuar fare ofertën e fundit të LVV.
“Ne nuk kemi hyr ta lexojmë atë çfarë ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje, ne do te trajtojmë vetëm parimet tona. Ne asnjë rast ne si LDK nuk kemi kërkuar shtim të ministrive. Ne nuk e trajtomë e as shtjellojmë këto oferta”.
“Në të gjitha takimet që kemi pas jemi munduar të harmonizohemi mes vete, unë nuk shoh më arsye që të ulemi 3 orë të diskutojmë dhe të dalim si memec që të mos kemi çfarë të ju themi”.
“Takimi ynë i ardhshëm të jetë takimi i përfundimit të bëjmë marrëveshje. Ne jemi për marrëveshje të respektimit reciproke”.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë