Pas intervenimit te ekipit te mirëmbajtjes gjyqtari Vahid Halili u nxjerr nga aty dhe më pas menjëherë u dërgua për trajtim mjekësor. Ai tha se ashensori është duke u bërë i rrezikshëm për përdoruesit e tij. “Është një rrezik qe dikush te lëndohet dhe ku me e ditë çfarë pasojash mund t’i kemi. Kam dëgjuar qe edhe ditën e pardjeshme ka ndodh i njëjti problem ne ketë ndërtesë”, tha Halili, për Kallxo.com. Ai është i habitur me gjendjen e Pallatit të Drejtësisë. “Unë nuk e di se a është bërë dorëzimi teknik apo jo i këtij objekti dhe si funksionon kjo. Ujit që përdoret në ketë ndërtesë i vjen era dhe besoj qe nuk është klor edhe pse nuk jam ekspert”, tha ai. Kritika për ashensorët kanë edhe punëtoret të cilët janë të thirrur që t’i mbikëqyrin ata. Agim Ajeti i cili veç kishte testuar disa ashensorë ne ketë pallat thotë se ata janë në gjendje të mjerushme. “Te gjithë ashensorët janë në gjendje te mjerueshme dhe katastrofale, duke pas parasysh objektin dhe investimin qe është bërë. Të gjithë ata qe e shfrytëzojnë ashensorin munden ne çdo sekondë me e pësu, dhe ne u kemi tërhequr vërejtjen qe sa më pak me u shfrytëzu këta ashensorë”, tha Ajeti. Ende pa u mbushur dy muaj të përurimit, kjo ndërtesë është përballur me probleme të shumta, përfshirë sistemin e kondicionimit të ajrit por edhe rrjedhjet e ujit./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...