Boiken Abazi, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje për marrëdhënie me jashtë, i cili sot u deportua nga Republika e Kosovës në Shqipëri, në Facebook ka shkruar se shqiptarët e Kosovës po jetojnë nën regjimin autoritar Mustafa-Thaçi, i cili sipas tij, po tenton të shtyp çdokënd që e kundërshton rikthimin e Serbisë në Kosovë.
Sipas tij, shqiptarët jashtë Kosovës nuk do të mund të ndalen nga ky regjim për t’iu bashkuar me rezistencës mbarëpopullore të qytetarëve të Kosovës.
Abazi shkruan se ishin qindra qytetarë nga Shqipëria që në kohën e luftës në Kosovë luftuan krah ushtarëve të UÇK-së.
Shihni të plotë postimin e Abazit më poshtë:
Qindra qytetare te RSh erdhen ne kohen e luftes ne Kosove dhe luftuan krah per krah me ushtaret e tjere te UCK-se kunder regjimit fashist te Serbise. Ne fillim te viteve 90, nje grup i pergatitur ish-ushtarakesh te RSh prodhoi librat dhe manualet teoriko-ushtarake te luftes guerrilase ne KS, qe LPK-ja i perdori per themelimin UCK-se dhe formimin e ushtareve qe i bashkoheshin perpjekjes se popullit shqiptar per liri.
Sot, shqiptaret e Kosoves, po jetojne nen regjimin autoritar Mustafa-Thaci qe ka instaluar nje shtet policor qe tenton te shtypi me dhune cdokend qe kundershton rikthimin e Serbise ne KS permes “Zajednices” nga pasardhesit politike te Miloshevicit. Sot qe qytetaret e Kosoves po ngrihen ne protesta mbarepopullore per ta permbysur kete regjim te ri, regjimi ben arrestime te panumerta te aktivisteve te Levizjes Vetevendosje, dhe ndalesa ne kufi dhe deportime politike te shqiptareve qe i jane bashkuar rezistences.
Shqiptaret jashte KS nuk i ka ndalur dot atehere ushtria e Serbise per t’u solidarizuar me perpjekjen e popullit te Kosoves per liri, dhe aq me pak mund t’i ndali sot ky regjim kriminelesh matrapaze, per t’u bashkuar ne rezistencen mbarepopullore. Populli i Kosoves nuk ka per te qene asnjehere vetem ne perpjekjen drejt clirimit te dyte! Me VETEVENDOSJEN, deri ne bashkimin me Shqiperine!
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...