Flet babai i Marigona Osmanit: Ajo u mashtrua nga kriminelët

21:48 | 11 Korrik 2022
A Z

Muhabi Osmani, babai i Marigona Osmanit e cila u vra në mënyrë mizore vitin e kaluar, është rrëfyer lidhur me këtë rast.

Ai tha se Marigona ka qenë vajzë e sjellshme dhe ishte nxënëse e shkëlqyeshme.

Sipas babait të tij, Marigona është mashtruar nga Dardani, tashmë i dyshuari kryesor për vrasjen e saj.

“Ka besu marigona, ka qenë vajzë e urtë, është mashtru, se këta kriminelat janë profesionista për mashtrim. Për kushte nuk bëhet fjale, kushtet i ka pas të mira. Si familje kemi jetën e mire”, u shpreh ai në Dukagjin.

Kujtojmë se të enjten pritet të fillojë gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e saj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.