Në një video të dërguar nga lexuesit në portalin arbresh.info, ku shihet se pas mesnate lagjen Santea të Prishtinës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person i cili dyshohet të jetë taksist.
Në video, dëgjohet zëri i pjesëtarëve të policisë duke e sharë personin në fjalë, i cili ishte i shtrirë për tokë. Në të njëjtën kohë, personi në video dëgjohet duke i thënë policit “Hiqma Gjurin”, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, për arbresh.info, Inspektorati Policor ka dhënë detaje për ngjarjen e mbrëmshme.
Në përgjigjen e tyre thuhet se përmes Linjës së Kaltër, ka pranuar informatën në se një qytetar dyshohet se është keqtrajtuar në stacionin policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës.
“Inspektorati Policor i Kosovës sot përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë për qytetarë – 080003333) ka pranuar informatën në se një qytetar dyshohet se është keqtrajtuar në stacionin policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor.
Lexo edhe:
Tutje, kanë shtuar se IPK, ka dal dalë në vendin e ngjarjes ku kanë pranuar informacionet fillestare nga policia se një qytetar (vozitës taksie) është arrestuar për shkak të mospërfilljes të urdhrave të dhëna nga policia.
“Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë pranuar informacionet fillestare nga policia se një qytetar (vozitës taksie) është arrestuar për shkak të mospërfilljes të urdhrave të dhëna nga policia. IPK ka pranuar ankesën e qytetarit në fjalë dhe e njëjta do të trajtohet bazuar në mandatin ligjor të IPK-së. Me respekt; Divizioni për bashkëpunim dhe informim; Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre./Arbresh.info
Për më shumë kliko videon:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/993220851119727/
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS