Mesditën e sotme ka ndodhur një vrasje në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, apo e njohur si ish-Dragodani.
Vrasja ka ndodhur në një hotel të kësaj lagje, teksa Policia konfirmoi për arbresh.info se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur me thikë.
Për gjendjen e të plagosurve, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për arbresh.info se njëri prej tyre e ka gjendjen stabile, ndërsa njëri është në rrezik akoma pas plagosjes.
“Të dytë janë duke u trajtuar në QKUK, saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Gjendja e njërit prej tyre është në rrezik për jetë, kurse tjetri është në gjendje stabile”, tha Syla për arbresh.info.
Ndërkaq, në medie gjithashtu është raportuar se i vrari dyshohet të jetë rreth moshës 60-vjecare.
Bekim Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë, tregon emo...
Gjendet një person i vdekur në Dumnicë të Podujevës
Kurti pritet në takim nga ish-presidenti Meta, e njofton për...
Dy ditë para ndeshjes me Andorrën, FFK-ja ka një thirrje për...
Rita Ora shfaqet tërheqëse teksa kishte shijuar një natë jas...
Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi IML-në ...