Kush janë të gjithë kandidatët për kryetar të Gjilanit?
Rexhep Kadriu, aktualisht nënkryetari i Gjilanit, do të synojë edhe një herë tjetër që të jetë i pari i kësaj komune.
Kadriu me AAK’në në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kishte dalë i katërti, por ai nga partia e tij ka marrë besimin që t’i futet garës edhe një herë tjetër.
Kryetari aktual, Lutfi Haziri, është sërish në garë, derisa PDK’ja synon ta rikthejë në qeverisje këtë komunë me Zenun Pajazitin, sipas të cilit, qytetarët janë të zhgënjyer me qeverisjen aktuale.
E, një tjetër kandidat, bindjen se do ta qeverisin këtë komunë, e ka marrë nga rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Sami Kurteshi, ish-avokati i popullit, ka thënë se synojnë të ndryshojnë gjendjen e krijuar në 18 vjetët e fundit.
Votuesit e kësaj komune, në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit nxorën lëvizjen Vetëvendosje të parën, me 42 % të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR me 27 %, ndërsa koalicioni PAN doli i treti, me 22 %.
Ndërsa, në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në garë nga subjektet kryesore përveç Rexhep Kadriut e Lutfi Hazirit, kanë qenë edhe Ismail Kurteshi nga Vetëvendosje e Qemajl Mustafa i PDK’së, që kishte mbajtur 2 mandate.
Në balotazh, Lutfi Haziri kundër Qemajl Mustafës, kishte marrë gati 60 % të votave, duke i dhënë fund qeverisjes 8-vjeçare të PDK’së në këtë komunë.
http://www.dailymotion.com/video/x5xrl3n#tab_embed
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës