Burrat e Hamzajve që po ruanin pragun e shtëpisë në këtë vend u masakruan. E rruga këtu në Lybeniq të Deçanit, ende ka kujtimet e atyre që përjetuan tmerrin e ditës së 25 majit të 1998.
Ndërsa shumë banorë të këtij fshati u masakruan, gjithë ngjarja nuk mbeti pa u parë nga askush.
Këtë ngjarje të tmerrshme e kujton në detaje edhe pas 22 vjetësh Shefqet Hamzaj.
Edhe pse kohë pandemie familjarët nuk mundën pa dal tek varrezat për ti kujtuar viktimat e kësaj masakre.
Mejreme Hamzaj të cilës burrin ia kanë masakruar tregon që për këtë krim të kryer nga forcat serbe në Lybeniq ka dëshmuar në një prej gjyqeve të Serbisë.
E fajtor siç ka merr vesh Hamzaj janë dënuar.
Por sipas saj nuk kanë marrë dënimin e merituar.
Mejremja që burri ia kishte lenë katër fëmije tregon se dikush nga familjarët e burrit e kishte njohur ushtarin serbë që ishte pjesë e atyre që kryen këtë masakër.
Krimi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pa pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë./T7/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen