Kanë mbetur edhe pak minuta nga fillimi i mbledhjës së kryesisë së Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut ku do ta bënë betimin kryetari i kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut tashmë është vendosur Flamuri i Kosovës, raporton Arbresh.info.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nedzad Ugljan tha se janë të pajtimit për ta bërë këtë meqë në institucionet e Kosovës duhet të jenë simbolet e saj.
Në Komunën e Mitrovicës së Veriut ku në ora 11:00 pritet të bëhet betim i kryetarit të kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i pranishëm tashmë është edhe EULEX-i. /Arbresh.info/

Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi