Policia e Kosovës gjatë një patrullimi në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë të enjten në mëngjes ka gjetur një flamur të ISIS-it.
Sipas një raporti policor, të cilin e posedon “Zëri”, një flamur me simbole religjioze ishte vendosur në shtyllë të semaforave, me një mbishkrim në gjuhën arabe, raporton “Zeri.info”.
“Dyshohet se flamuri kishte simbole të organizatës terroriste ISIS. Në vendin e krimit, njësiti policor kundër terrorizmit e ka bërë egzaminimin e kamerave, të vendosura në ndërtesat përreth, ku kanë vërejtur tre të dyshuar me pantollona të shkurtëra duke e vendosur flamurin e ISIS-it në shtyllën e semaforave”, shkruan mes tjerash në raportin policor.
Policia ende nuk e ka arrestuar askënd për këtë rast.
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin