Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai për dorëheqjen e tij me anë të një letre ka njoftuar kryesuesin e Kuvendit të komunës së Prishtinës Halim Halimi.
“Duke qenë i emëruar ushtrues detyre i dekanit i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prizrenit, që nga dita e emërimit, më 21.03.2017, asnjëherë nuk jam ndier rehat se mund t’i mbajë dy pozita udhëheqëse dhe politike, të jem anëtar i Kuvendit të Prishtinës dhe ta ushtroj detyrën e u.d. Dekanit të Fakultetit. Duke konsideruar se s’ka arsye që ta vë veten në pozita që të pres reagimet se kam të drejtë ose nuk kam të drejtë t’i ushtroj njëkohësisht këto përgjegjësi, për të qenë mirë me veten time, ofroj dorëheqjen nga anëtari i Kuvendit të Komunës së Prishtinës”, thuhet në letrën e Shalës.
Ai ka thënë më tej se gjatë 10 viteve në tri mandate të anëtarit të Kuvendit të kryeqytetit, duke qenë pjesë e vendimmarrjes në të mirë të qytetarëve të Prishtinës, ndihet mirë me të gjitha paraqitjet dhe veprimet e tij politike, konform kërkesave politike dhe programore mbi zhvillimin e kryeqytetit.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...