Në ditën kur pritet të mbahet seanca kryesore për vrasjen e Aulon Zekës, nëna e tij ka shkruar disa fjalë që të këpusin shpirtin.
Mevlyde Zeka, nëna e të miturit të vrarë ka shkruar në Facebook se është shumë e vështirë të përballen me, siç ka shkruar ajo, ato fytyra, duke uruar që të marrin sa më shpejt dënimin e merituar nga shteti.
Sot pritet që në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mbahet seanca e kryesore ku do të shqyrtohen provat për vrasjen e të miturit Zeka.
Ishte bërë e ditur nga avokati mbrojtës i familjes Zeka se ka prova të mjaftueshme për dënim të të dyshuarve.
Aulon Zeka është vrarë me 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar dy të mitur.
Të dyshuarit për vrasjen e Zekës në dhjetor të vitit që shkoi janë deklaruar të pafajshëm.

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...