Një nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, aktualisht lider i Partisë Demokratike të Kosovës udhëtoi sot për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara.
“Çdo pjesëtarë i UÇK-së është krenar për luftën dhe që ka pasur fatin t’i shërbej asaj. Edhe unë me asgjë nuk e ndërroj atë kohë të luftës”, deklaroi Veseli para nisjes, raporton arbresh.info.
Ai udhëton në orën 12:30, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, drejtë Vjenës, dhe më pas drejt Hagës, përmes Austrian Airlines.

Nesër, ai do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë, shkruan arbresh.info.
Veseli është në mesin e më shumë se 100 personave që i janë përgjigjur ftesave të Speciales për intervistim, qoftë si të dyshuar apo si dëshmitarë.
Kjo intervistë e Veselit fillimisht ishte paraparë për datën 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë për 10 dhjetor.
“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, kishte thënë për arbresh.info ditë më parë Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli./arbresh.info/

http://www.arbresh.info/lajmet/kadri-veseli-niset-per-ne-hage-neser-intervistohet-nga-specialja/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...