Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë ka arritur në objektin e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Me të arritur në këtë vend, Thaçi është deklaruar para mediave në gjuhën angleze, ku tha se kjo ftesë është tentim për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe është një lloj propagande politike në momentet më kyçe, ku gjendet shteti i Kosovës në këtë fazë të dialogut me Serbinë.
Thaçi tha se do t’i përgjigjet kësaj ftese ashtu siç ka pranuar edhe më herët për të dëshmuar pafajësinë e tij dhe liderëve të tjerë të UÇK-së.
Për të përkrahur Thaçin dhe luftën e UÇK-së para objektit të Speciales në Hagë sot janë mbledhur shumë shqiptarë, të cilët kanë brohoritur e kanë kënduar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e ku ndër të tjerash kanë deklaruar se vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e Thaçit si dhe në luftën e denjë të UÇK-së.

Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...