Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar Festën e Fitër Bajramit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Bajrami na kujton fuqinë e dhembshurisë, faljes dhe bashkimit, shkruan Arbresh.info.
“Të dashur qytetarë, Në këtë festë të madhe të Bajramit, dua të shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që keni agjëruar dhe ndarë vlerat e Ramazanit. Bajrami na kujton fuqinë e dhembshurisë, faljes dhe bashkimit.”, ka shkruar ai.
“Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Zoti e bekoftë Kosovën dhe çdo zemër të hapur për dashuri dhe mirëkuptim. Urime Bajramin!”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...