Ministri në detyre i Financave, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se MF ka bërë ekzekutimin e pagave të qershorit sot për shkak të festës së Fitër Bajramit.
“Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor .
Për shkak të festës së Fitër Bajramit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.
Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës u uron festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook./Arbresh.info.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...