Pas vlerësimeve të bëra nga zyrtar të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kanë filluar të zbatohen punimet për ndërhyrje restauruese – konservuese në shtëpinë e familjes Koci. Kjo ndertese gjendet brenda Qendres Historike te Prizrenit, respektivisht ne lagjen e Potokmahalles te qytetit te Prizrenit.
Bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, monumenti në fjalë konsiderohet të jetë ndërtuar në shekullin XIX, dhe i perket shtepive me zgjidhje të veqantë e nderuar në kat, e cila ka sherbyer dhe akoma shërben për banim. Formësimi hapësinor, proporcionet, organizimi i brendshëm, elementet e enterierit, trajtimi i fasadës me elemente dhe daljet në formë erkeri paraqesin tiparet kryesore artistike të kësaj ndërtese. Në kuadër të parcelës së familjes Koci gjendet shtëpia, oborri dhe nyja sanitare.
Kjo ndërtesë i është nështruar procesit të restaurimit dhe konservimit në kuadër të zbatimit të programit masat preventive- intervenimet emergjente, financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /arbresh.info/



Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...