Departamenti i Mjekësisë së Ministrisë së Mbrojtjes në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, sot ka filluar vaksinimin kundër Covid-19 të stafit të shërbimit mjekësor të FSK-së, përfshirë mjekët, infermierët si dhe stafin administrativ dhe mbështetës të saj.
Në Qendrën e improvizuar të vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për të përcjellë nga afër realizimin e vaksinimit, sot ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga ana e drejtorit të Departamentit të Mjekësisë, kolonel Xhevdet Tahiraj dhe shefja e kabinetit të tij, Agime Gashaj.
Tahiraj me stafin përgjegjës të qendrës përkatëse e informuan ministrin Mehaj me sistemin dhe procedurat e realizimit të vaksinimit në këtë qendër.
Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për nivelin e lartë të organizimit të fushatës si dhe shprehu kënaqësinë për fillimin e vaksinimit me prioritet të personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së duke pasur parasysh specifikat e angazhimit të tyre në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive profesionale brenda FSK-së si dhe përballjen direkte me sfidat e pandemisë gjatë aktiviteteve dhe operacioneve në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në çdo kohë dhe situatë, thuhet në komunikatë.
Procesi i vaksinimit të personelit mjekësor të FSK-së do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme krahas vaksinimit të personelit mjekësor të sistemit shëndetësor të vendit./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...