Ka filluar mbledhja e kryetarit të Vetëvendosje Albin Kurtit dhe deputetëve të kësaj partie të cilët janë zgjedhur nga votat e 6 tetorit.
Në këtë takim i cili po zhvillohet në zyrat e Vetëvendosjes dhe larg mediave jo zyrtarisht mësohet se do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit dhe takimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton portali arbresh.info.

Kujtojmë se VV e LDK janë duke bërë përpjekje tash e sa javë që të arrijnë një marrëveshje për koalicion.
Është pikërisht posti i Presidentit ai që ka bllokuar këto takim tash e disa ditë.
Ndryshe nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit dhe nuk dihet nëse dy partitë VV e LDK do të mbajnë edhe ndonjë takim sonte në tentativë për arritjen e marrëveshjes para seancës./arbresh.info/

“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para