Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se impianti në Shkabaj ka filluar me trajtim të ujit, pas largimit gradual të turbullirës nga kanali i Ibër- Lepencit.
Në njoftim thuhet se furnizimi ka filluar dhe gradualisht pritet që gjatë ditës së sotme të stabilizohet gjendja. Duke kërkuar ndjesë për shqetësim me mungesën e ujit, kompania rikujton se këto turbullira kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër -Lepencit.
Gjatë ditës së djeshme e paraditen e sotme, banorët e komunave Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë, mbetën pa furnizim me ujë të pijshëm, shkaku i punimeve teknike në kanalin e Ibër-Lepenc.
Që nga mëngjesi i sotëm Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtin” njoftoi se ndërprerja e furnizimit erdhi për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër-Lepencit.
Sipas njoftimit, nga rritja e nivelit të turbullirës në ujë dhe me qëllim të ruajtjes së cilësisë dhe sigurisë së ujit të pijshëm, është ndalur puna në fabrikën e përpunimit të ujit në Shkabaj, e cila furnizon me ujë komunat në fjalë.
Ndërkohë, banorët e Drenasit treguan për alternativat që po përdorin për pije.
“Problem më shumë paraqitet në objekte kolektive, vetëm duhet ta blejmë ujin…”, thotë një banor.
Banorët presin zgjidhje për furnizim të rregull me ujë të pijshëm.
“Shpresojmë që komuna të sigurojë furnizim përmes cisternave, siç ka ndodhur edhe më parë”, shton një qytetar tjetër.
Por, për ta përballuar situatën, Ujësjellësi “Prishtina” njoftoi se ka filluar me shpërndarjen e ujit të pijshëm me autobote në zonat e prekura, derisa të stabilizohet gjendja dhe të rifillojë puna në fabrikë.
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...