Komisionet Komunale Zgjedhore kanë filluar shpërndarjen e materialit zgjedhor të ndjeshëm për në 889 qendrat e votimit, mëson arbresh.info.
Pas sistemimit të materialit, këto qendra dhe vendvotimet e tyre do të hapen si gjithmonë në ora 07:00.
Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë që të votojnë sot, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
Rreth 30 mijë vëzhgues vendor dhe ndërkombëtar do të monitorojnë procesin e votimit në të gjithë territorin e Kosovës./arbresh.info/

Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, BE: Mbështesim lirinë e s...
Gjesti rikthehet fuqishëm me EP, publikon pak momente nga kë...