Për të tretën ditë radhazi, dëshmitari i dytë i prokurorisë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes së viktimave para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon dita e tretë e kësaj jave në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët. Në këtë javë do të jenë katër seanca.
Për dallim nga dita e parë, kur pjesa hyrëse ishte e hapur për publikun, seanca e së martës gjatë tërë kohës ishte e mbyllur dhe me përmbajtje të redaktuar. Ky dëshmitar në ditën e parë të dëshmisë tha se është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se ka qenë prezent në daljen publike të UÇK-së.
Dje ka vazhduar intervistimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtur, i cili është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja. Pas hapjes së seancës nga trupi gjykues, është kaluar në seancë të redaktuar për publikun.
Të hënën, ky dëshmitar ka konfirmuar se ka qenë dhe është anëtar i LDK-së që nga fillimi i viteve të 90-ta si dhe ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai dje gjatë pjesës së hapur për publikun ka treguar për organizimin e strukturave të kësaj partie përgjatë viteve 90’, ndërsa pyetjet e prokurorit kanë qenë të fokusuara në organizimin e LDK-së në komunën e Malishevës.
Dëshmitari gjithashtu është pyetur nga prokurori për daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dëshmitari ka pranuar se ka qenë prezent në këtë ngjarje bashkë me anëtarë të tjerë të LDK-së.
Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...