Me gjysmë ore vonesë ka nisur sot seanca gjyqësore për rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjatë kësaj seance pritet të dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor, Mirsad Kryeziu.
Të akuzuar në këtë rast janë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët janë në mesin e 45 personave të akuzuar për sulmin terrorist të udhëhequr nga Milan Radojiçiq, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ndërsa vetëm tre prej të akuzuarve po gjykohen aktualisht nga drejtësia e Kosovës, 42 të tjerët, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin — i cili publikisht ka pranuar se ka udhëhequr sulmin në Banjskë — ndodhen në arrati.
Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, të udhëhequr nga Radojiçiq, për vepra të rënda penale, përfshirë terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të ndërlidhura.
Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Milan Radojiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë nga Serbia, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë veprim konkret në këtë drejtim. Ata janë në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar ka shtuar presionin ndaj Serbisë për t’i dorëzuar drejtësisë së Republikës së Kosovës personat përgjegjës për këtë sulm terrorist.

Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...