Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar së bashku me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë qëndruar sot në Shtime ku kanë përcjellë për së afërmi procesin e zbatimit të projektit “E Shkolla” në shkollën fillore “Emin Duraku” të kësaj qyteze.
Projekti i cili ka filluar me fillimin e vitit shkollor mundëson mësimdhënësve dhe drejtorit të shkollës që të mbajnë të dhënat e nxënësve duke përfshirë dhe notimin dhe librin amë në sistemin online.
Ky sistem i cili është bërë në bashkëpunim nga Komuna, Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Arsimit, sipas ministrit Yagcilar pritet të përfshijë edhe shkolla tjera në Kosovë.
Kurse, Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, tha se kjo shkollë është digjitalizuar me kërkesën e Komunës.
“Shkolla ‘Emin Duraku’ në Shtime është përzgjedhë mbi bazën e një projekti të planit strategjik që kryetari e ka dorëzuar në MASHT dhe një nga objektivat ka qenë edhe çësh tja e digjitalizimit të shkollës. Së shpejti MASHT në bashkëpunim edhe me MAP-in do të bashkëpunojë ngushtë siç ka bashkëpunuar në këtë shkollë dhe këtë projekt do ta shtrijë edhe në shkolla tjera. Nga ky projekt q është edhe objektiv i MASHT-it çështja e transparencës, që nëse e veçon prezantimin e cilësisë në arsim dhe bashkëpunimin e ngushtë me prindërit që është një hallkë në të cilën ne vazhdimisht mundohemi që të kemi bashkëpunim edhe më të mirë”, tha Guri.
Ndërsa kryetari Shtimes, Naim Ismajli, tha se programi është i zbatueshëm dhe po shihet se po tregon sukses, gjë që do të vazhdohet edhe me shkolla tjera.
“Ne jemi këtu që të vizitojmë për së afërmi ku janë të arriturat e këtij projekti që e kemi filluar me fillimin e vitit shkollor, për të mësuar se cilat janë vështirësitë dhe cilat janë të mirat nga ky program dhe u ndamë nga ky takim me përshtypjen se programi është shumë i zbatueshëm, sjell shumë përparësi edhe në mësimdhënie të arsimtarëve dhe mësimnxënie të nxënësve, e rrit kualitetin në mësim dhe ne do të vazhdojmë që ky projekt të mos mbetet vetëm në këtë shkollë por të vazhdojmë edhe në shkolla tjera”, tha Ismajli.
Digjitalizimi i shkollës “Emin Duraku” në Shtime është projekti i parë i këtij lloji dhe nëse tregon sukses pritet që të vazhdoj edhe me shkollat e gjithë Kosovës.
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...