Është bërë vënia e gurthemelit për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare(AMF-së) në fshatin Breznicë të Komunës së Obiliqit.
Vlera e këtij projekti është 77 mijë euro donacion nga organizata Zakat House i shtetit të Kuvajtit, mundësuar nga organizata Duart e Bamirësisë.
Gjatë kësaj ceremonie kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, theksoi se ky është një hap tjetër i rëndesishëm drejt ofrimit dhe rritjes të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
“Me vënien e këtij gurthemeli, po bëhet një hap tjetër i rëndesishëm drejt ofrimit dhe rritjes të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët në lagjet ku ata jetojnë, njëheritë tregon qartë përkushtimin e qeverisjes sime në mënyrë që qytetarëve të ju krijohet mundësia në shërbime sa më të afërta dhe sa më të mira të mundshme, konkretisht projekti në fjalë do ju ofroj marrjen e shërbimeve shëndetësore banorëve të fshatit Breznicë dhe fshatrave përreth”, tha ai.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...