Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së.
Në këtë takim pikë e rendit të ditës është diskutimi dhe vendosja e emrave të ministrave nga kjo parti që do të udhëheqin me dikasteret përkatëse Qeverinë e re, transmeton portali arbresh.info.

Në këtë takim sikurse edhe në mbledhjet e kaluara është duke munguar nënkryetarja e LDK-së, njëherësh edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani
Kuvendi i Kosovës me kërkesë të LDK-së dhe të 61 deputetëve të tjerë do të mbajë seancën ku pritet të votohet formimi i Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.
Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura e pas takimit para mediave emrat e ministrave do t’i bëjë publik kryetari Isa Mustafa./arbresh.info/

Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ule...
Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokat...
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...