Ka nisur të mbahet marshi në Podujevë për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u vra nga dy të mitur ditë më parë.
Me pankarta me mbishkrime si: “ U prefsh në paqe”, “Me mall të kujton familja”, “Krimineli i pasur”, “Drejtësi për Lulzimin”, “I varfëri në varr krimineli i pasur jashtë grilave”, qytetarët marshuan nga vendi ku u vra viktima deri tek objekti i komunës së Podujevës.
Kujtojmë se prokuroria ka vendosur masën paraburgim për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar./Arbresh.info
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë