Në Dhomat e Specializuara ka filluar konferenca lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e gjykimit të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.
Në këtë konferencë është prezent edhe Salih Mustafa, ndërsa gjatë kësaj konference do të shtjellohen çështje të ndryshme.
Procedurat mund të vendoset të zhvillohen në seancë private. Në këtë rast, Dhomat e Specializuara e ndalin zërimin, ndërsa transmetimi vijon.
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara në Hagë më 28 shtator, kishte zgjedhur që të mos deklarohej rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij.
Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, Mustafa ka të drejtë që në një periudhë brenda 30 ditësh të deklarohet i pafajshëm apo i fajshëm për akuzat ndaj tij.
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...