Me organizimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, si dhe nën-patronatin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, sot është mbajtur tryezë diskutimi “Koordinimi ndër-institucional në luftimin e trafikimit me njerëz”, aktivitet ky që shënon hapjen zyrtare të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.
I pranishëm në takimin e sotëm ishte Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave.
Me këtë rast, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, falënderoi Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për mbështetjen e dhënë për institucionin e Prokurorit të Shtetit në organizimin e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, si dhe kontributin e vazhdueshëm që institucionet amerikane të drejtësisë e kanë dhënë për avancimin e të drejtave të viktimave të krimit në Republikën e Kosovës.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka rikthesuar nevojën e angazhimit gjithëpërfshirës të autoriteteve dhe mekanizmave përgjegjës institucional që t’iu dalin në mbrojtje viktimave të krimit, veçanërisht atyre të trafikimit të qenieve njerëzore, ku edhe sanksionet penale duhet të jenë në përputhje me udhëzimet për politikën ndëshkimore.
Tutje U.D. Kryeprokurori i Shtetit, duke shprehur angazhimin e tij të plotë në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e viktimave të krimit, bëri thirrje për bashkëpunim dhe koordinim profesional dhe institucional në mënyrë që të ofrohen të gjitha kapacitetet institucionale për të mbrojtur viktimat e krimit, që nga momenti i identifikimit të tyre, gjatë procedurave të ndryshme ligjore e deri tek rikuperimi dhe rehabilitimi i tyre i plotë në shoqëri.
Gjatë shënimit të kësaj Jave, në shtatë (7) prokuroritë themelore do të mbahen aktivitete të ndryshme, përkatësisht tryeza diskutimi ku pjesëmarrës do të jenë drejtues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, me ç’rast do të diskutohen të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet përkatëse gjatë punës me rastet kur ofrohet ndihmë profesionale dhe mbrojtje për viktimat e krimit.
“Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila organizohet nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka për qëllim nderimin e viktimave të krimit dhe rritjen e vetëdijes për të drejtat e tyre./Arbresh.info/
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...
Khamenei i drejtohet Trumpit: Je kriminel, përgjegjës për vd...
Profesionistët shëndetësorë të Kosovës drejt emigrimit: Paga...
Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbr...
Taulant Xhaka: Kisha vdekur për fanellën kuqezi