Kryetari i Rahovecit, ish-komandant i UÇK-së, Smajl Latifi, ka hyrë për intervistim nga dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale
Gjatë kohës së luftës, Smajl Latifi ka qenë një prej komandantëve në zonën e Rahovecit. Thirrjen për intervistim nga Specialja, Latifi e kishte bërë të ditur në muajin tetor të këtij viti.
Megjithëse për intervistim janë ftuar dhjetëra persona, Gjykata Speciale ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.
Gjykata Speciale e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, do t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët patën votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare./EO
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...