Komisioni Hetimor Parlamentar ka filluar intervistimin e ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashi.
Ditën e sotme ishte paralajmëruar që të intervistoheshin tre zyrtarët shtetërorë, ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi, inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Shkelzen Sopjani, dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, por këta dy të fundit sot nuk do intervistohen për shkak të agjendave të tyre.
Tre zyrtarët shtetërorë do të intervistohen nga Komisioni në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka kundërshtuar që intervistimi i drejtorit të AKI-së të bëhet i mbyllur për media, pasi siç tha ai informatat që mund të thuhen sot në komision nuk paraqesin rrezik dhe janë në interes të qytetarit.
E ndonëse me këtë u pajtua kryetari i këtij Komision, Xhelal Sveçla, tha se për shkak të ndjeshmërisë është më korrekte që intervistimi të bëhet pa praninë e mediave.
Intervistimi i ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, ka vazhduar të bëhet i mbyllur për media.
Më 26 tetor ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku pati filluar intervistimi i zyrtarit të parë policor.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...