Fillojnë punimet për rrënimin e murit në veri (Video/Foto)

14:45 | 4 Shkurt 2017
M. A.
Pas arritjes së marrëveshjes për murin në veri të Mitrovicës nga autoritetet e Kosovës dhe përfaqësuesve serb të Mitrovicës, ka filluar të punohet në këtë drejtim.
Tashmë ka filluar të sigurohet punishtja me pllaka të metalta që të rrethon murin, pasi në marrëveshjen e mbrëmshme të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, ambasadori amerikan Greg Delaëie dhe kryetari i veriu Goran Rakiq, thuhet se palët janë marr vesh që muri të rrënohet sot ose nesër, raporton lajmi.net.

Në veri janë parë edhe policë civil që po e përcjellin gjendjen, por gjithashtu janë parë edhe pjesëtarë të UNMIK-ut duke filmuar fillimin e punimeve.

 

16523266_240349923089437_1292565376_o 16522420_240351106422652_1007568220_o-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme