Sot është mbajtur takimi konstituiv i Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i themeluar më 15 janar 2019 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin nr. 02/84.
Komiteti që kryesohet nga Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, ka në përbërjen e vet anëtarë nga disa ministri, Muzeu i Kosovës, Instituti i Historisë dhe ai Albanologjik si dhe përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt, Familjes Jashari dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në mbledhjen e sotme janë dakorduar rreth metodës dhe dinamikës së punës, si dhe është konfirmuar vullneti i Qeverisë, që ky projekt të përmbyllet sa më parë.
Takimi i radhës është caktuar të mbahet të premten, më 25 janar 2019, ora 14:00 në Prekaz, ku do të bëhet edhe inspektimi i vendit të ngjarjes dhe do të shihet pamja e qartë e situatës momentale të Kompleksit.
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...