Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të pranohen aplikimet për mbjellje të drurit nga çiftet e sapomartuara në parkun e dedikuar për ta.
Hapja e parkut do të bëhet me 7 gusht, dhe të drejtë aplikimi për mbjelljen e drurit kanë të gjitha çiftet që paraqiten në Komunë për t’u kurorëzuar. Ju rikujtojmë se tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë: 15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës, 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër dhe 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve
Kërkesat dorëzohen në sportelet e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht më Zyrën e Gjendjes Civile
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë