Fillojnë aktivitetet në shënim të Ditës së Prishtinës

13:12 | 8 Qershor 2016
M. A.

Në shënim të 12 qershorit – Ditës së Prishtinës, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe Qendra Kulturore Turke, “Yunus Emre Enstitüsü” në Prishtinë, kanë hapur konkursin e pikturës dhe fotografisë me temën “ Prishtina ime”, ku me anë të këtyre dy fushave të artit konkurrentët kanë mundësi të paraqesin krijimtaritë e tyre në lidhje me kryeqytetin e Kosovës.

Për të marrë pjesë në këtë konkurs të gjithë të interesuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • -Tema e konkursit është “Prishtina Ime”. Çfarë kuptimi ka Prishtina për ju? Pse e doni Prishtinën? Çfarë është gjëja që e doni më së shumti në Prishtinë? (Me anë të fotografisë ose pikturës që do ta bëni mundohuni tu jepni përgjigje këtyre pyetjeve).
  • -Në konkurs mund të marrin pjesë me një pikturë ose fotografi nxënësit e klasave të 5‐të, 6‐ të, 7‐të, 8‐të dhe 9‐të. ‐ Çdo nxënës mund të merr pjesë në konkurs me vetëm një pikturë/fotografi
  • -Mund të përdoret çdo lloj produkt i ngjyrave për pikturë. (Ngjyra të ujit, tempera, ngjyra të drurit, e të ngjashme).
  • -Nuk ka ndonjë kufizim rreth dimensioneve të fotografive dhe pikturave.
  • -Fotografitë duhet të dorëzohen në formë të shtypur kurse pikturat duhet të dor ëzohen të vendosura në korniza ose të ngjitura në një karton të fortë dhe të trashë.
  • -Fotografitë dhe pikturat që do të marrin pjesë në konkurs do të përzgjidhen nga ana e jurisë që do të formohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Prishtinë dhe Yunus Emre Enstitüsü Qendrës Kulturore Turke në Prishtinë.
  • -Nxënësve që do të fitojnë tre vendet e para në fushën e fotografisë do tu dhurohen aparat për fotografi të firmës “Sony”, kurse nxënësve që do të fitojnë tre vendet e para në fushën e pikturës do tu dhurohen 40 ngjyra dhe seti i brushave si dhe tavolinë për pikturim dhe këmbalecë piktori.
  • -Ndërsa 15 fotografitë dhe pikturat të cilat nuk do të mund t’i fitojnë vendet e para por që janë zgjedhur nga ana e jurisë për ekspozim, do të ekspozohen në Yunus Emre Enstitüsü Qendrën Kulturore Turke Prishtinë. ‐ Veprat që do të fitojnë vendet e para, do të shpallen në faqet e “facebook?? ?ut” të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës dhe Yunus Emre Enstitüsü Qendrës Kulturore Turke Prishtinë si dhe në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.
  • -Shpërblimet e konkurruesve që do të fitojnë vendet e para, do tu ndahen me datën 11 Qershor 2016 në Yunus Emre Enstitüsü. Në të njëjtën ditë do të ekspozohen edhe 15 fotografitë dhe pikturat tjera.
  • -Pikturat/fotografitë duhet të dorëzohen mes datave 31.05.2016 – 09.06.2016 duke filluar nga ora 9.00 – 16.00 në “Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë”.
  • -Në fund të këndit të djathtë në pjesën e prapme të pikturave/fotografive duhet tu shënohet në mënyrë të qartë; emri, mbiemri, klasa, shkolla dhe numri i telefonit. Pikturat e nxënësve nuk do të merren në vlerësim nëse informatat e tyre do të jenë të mangëta.
  • -Të dhënat që u përkasin konkurruesve do të përdoren vetëm për qëllime të konkursit.

Të gjithë të interesuarit për këtë konkurs punimet e tyre mund t’i dërgojnë në Qendrën Kulturore Turke në Prishtinë “Yunus Emre Enstitüsü”, me adresën Lagjja Pejton, Rr. Mujo Ulqinaku nr 50, 10000 Prishtinë/ Kosovë apo në postën elektronike [email protected] , [email protected].

Shpërndaje në rrjete sociale