Sot e nesër në Rahovec ka festë me shumë muzikë, verë dhe rrush por nuk do të mungojnë as lojërat tradicionale, vjelja e rrushit, zierja e rakisë e deri te zgjedhja e mbretëreshës së verës.
Festivali fillon në orën 9:00 të mëngjesit me muzikë tradicionale, pastaj me parakalimin e fëmijëve, ansambleve dhe mekanizmit bujqësor. Ndërsa, në parkun e qytetit do të ketë program për fëmijë.
Rahovcianët do të shtrojnë një koktej në Shtëpinë e Verës, shoqëruar me muzikë klasike, ku pastaj në Pallaticë do të bëhet prerja ceremoniale e kalaveshit të rrushit.
Në mesditë mbahet ceremonia e hapjes së festës së vjeljes së rrushit, pastaj do të shpallen vreshtarët dhe vera më të mirë, por kryesorja është shpallja e Mbretëreshës së rrushit.
Më vonë do të ketë vizitë e stendave, demonstrim i zierjes së rakisë “Rreth kazanit të rakisë”, ku nuk do të mungojë sofra tradicionale, përcjellë me instrumentistë dhe këngëtarë të muzikës tradicionale.
Po ashtu, do të jetë edhe gara e shtrydhjes së rrushit, konferencë ndërkombëtare – “Zhvillimet e fu ndit në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë.”
Kurse, pasdite në shtëpinë e verës do të ketë orë poetike për rrush dhe verë, pastaj shfaqja e komedisë “Çifti i shqyer ” nga trupa teatrale “PASSION” nga Tirana, në Qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, ku hyrja është falas.
Koncert me muzikë popullore do të ketë në Parkun e qytetit, një koncert tjetër që do të zgjasë deri në orët e vona do të jetë n’Konak, afër Shtëpisë së Verës.
Të nesërmen festivali do të fillojë me aksionin e pastrimit Let’s do it Kosova, lojërat tradicionale, finalja e garës në futboll, ekspozitë nga Kolonia e Artistëve 2015, koncert n’Konak – Para grupet lokale, Rock koncert n ‘Konak (Shtëpia e Verës), por nuk do të mungojnë as lojërat tradicionale.
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...