Ky manifestim u realizua me qëllim të promovimit të prodhimeve bujqësore, të cilat ofrohen nga fermerët, kompanitë dhe prodhuesit e Komunës së Gjilanit.
Kryetari i komunës, Alban Hyseni, falënderoi fermerët e komunës, të cilët janë krye tema e kësaj feste të veçantë.
“Nga 390 mijë euro që ishte buxheti, kemi rritur atë në 1.5 milionë euro. Kjo besoj se është treguesi më i mirë për vëmendjen dhe kujdesin që Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka për fermerët”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit shtoi se në këtë mbrëmje të veçantë, ku përveç të gjitha të mirave që kujtojmë edhe traditën dhe historinë është edhe mesazhi kryesor ku përçohet e që është uniteti dhe bashkimi karshi temave të rëndësishme e në këtë rast për bujqësinë.
Zëvendës ministri i Bujqësisë Imri Demelezi, tha se kjo ngjarje ka për qëllim falënderimin për përmbylljen e të korrave nga bujqësia dhe të njëjtën kohë inkurajimin për konsumimin e prodhimeve tona lokale, e cila është bazament i rëndësishëm i zhvillimit të bujqësisë.
“Si Qeveri e Kosovës, kemi shënuar rezultate konkrete, ku kemi kthyer besimin në Ministrinë e Bujqësisë dhe përkrahja e atyre që vërtet që merren me bujqësi. Në këtë mandat e kemi dyfishuar përkrahjen për bujqësinë dhe po ashtu është inkurajuese rritja e buxhetit edhe nga Komuna e Gjilanit”, tha Demelezi.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...