Në Graçanicë është arrestuar V.P., organizatori i një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi, nga Policia e Kosovës.
Grupi që ai shoqëronte ishte i veshur me bluza që përmbanin slogane politike si “Serbia e Bashkuar” dhe përdornin ngjyrat simbolike kuq, kaltër dhe bardhë.
Sipas burimeve nga Kossev, arrestimi i V.P. është kryer në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.
Disa mediume serbe bëjnë të ditur se në Graçanicë janë vendosur forca shtesë të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët janë pozicionuar në pika të ndryshme me automjete.
Portali Arbresh.info i është drejtuar me një kërkesë zyrtare për informacion Drejtorisë Qendrore të Policisë së Kosovës në Prishtinë lidhur me arrestimin në Graçanicë, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt